Ushtria ruse vendos flakëhedhësin TOS-1 pranë kufirit me Ukrainën
Pamjet në Rusi tregojnë një raketë-hedhëse termobarike që vendoset drejt kufirit me Ukrainën, sipas britanikes “The Guardian”.
Video-ja, e shpërndarë në Twitter nga korrespondenti i CNN, Frederik Pleitgen, shfaq një flakëhedhës të rëndë TOS-1.
Ky i fundit mund të gjuajë raketa termobarike të montuara në një shasi tankesh T-72.
Një armë termobarike është një lloj eksplozivi që përdor oksigjen nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim me temperaturë të lartë.
Pamjet u kapën në jug të Belgorod-it, tha Pleitgen, i cili është rreth 70 kilometra larg nga Kharkiv-i.
TOS-1 u përdor për herë të parë gjatë luftës sovjetike në Afganistan, nënvizoi “The Guardian”.
Ajo dhe u vendos gjithashtu në Çeçeni dhe në luftën civile siriane.
Pajisja përdoret për të spastruar ndërtesat, fortifikimet në terren dhe bunkerët, sipas Military-Today.
Ata janë dukshëm më shkatërrues se eksplozivët konvencionalë.
Zyrtarët perëndimorë fillimisht shprehën publikisht shqetësimin se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë bomba termobarike për të marrë kontrollin e Ukrainës të premten, raportoi Huffington Post. /Albanianpost.com