Ushtria ruse zbarkon në Afrikën Perëndimore

26 janar 2024 | 08:46

Një kontingjent i personelit ushtarak rus ka fluturuar në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ouagadougou, dislokimi i parë i madh i trupave ruse në vendin e Afrikës Perëndimore, thanë dy burime të sigurisë.

Kanali i Korpusit të Afrikës, i cili pretendon se është i lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, njoftoi në platformën Telegram se një grup prej 100 ushtarësh kishin fluturuar në Burkina Faso për të “siguruar sigurinë e liderit të vendit, Ibrahim Traore dhe popullit Burkinabe”.

Sipas publikimit, në të ardhmen e afërt do të vendosen edhe 200 ushtarë të tjerë rusë, raporton Tanjug, duke iu referuar Reutes.

Wagner i pranishëm në Mali

Afrika Initiative, një agjenci lajmesh e lidhur me Kremlinin, publikoi imazhe që tregonin burra me uniforma ushtarake duke shkarkuar pajisje nga një avion me flamur rus, duke shtuar se 100 ushtarë rusë kishin mbërritur për të trajnuar ushtarë nga kombi Burkinabé për të patrulluar nëpër zona të rrezikshme.

Marrëdhëniet e Burkina Fasos me Moskën, të udhëhequr nga një junta ushtarake, kanë ndryshuar që kur vendi dëboi trupat franceze nga territori i saj në fillim të vitit 2023.

Kjo lëvizje ka ndezur spekulime se Ouagadougou do të thellojë lidhjet e sigurisë me Rusinë, si Mali fqinj, ku grupi rus Wagner është i pranishëm, shkruan Reuters.

Agjencia kujton se zyrtarët e Çadit dhe Nigerit vizituan kryeqytetin e Rusisë veçmas në fillim të këtij muaji.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë kohë përpara se zoti Donald Trump të shpallte fushatën…