Ushtria turke, dron me mitraloz të rëndë
15 dhjetor 2019
| 13:32
Turqia do të jetë vendi i parë që do të blejë një dron të ri ushtarak të armatosur me mitraloz dhe të pajisur me krahë robotikë që shërbejnë për ta zbutur zmbrapsjen nga të shtënat e plumbave.
Mitralozi ka aftësinë të lëshojë 15 plumba në një breshëri të vetme dhe droni mban në total 200 fishekë.
Droni është zhvilluar nga Asisguard, një kompani teknologjike në Ankara, e specializuar për teknologji ushtarake.