Ushtria turke trajnon FSK-në për përdorim të granatahedhësit automatik ‘MK-19’

24 shkurt 2025 | 11:58

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë trajnim për përdorim të granatahedhësit automatik “MK-19” nga Forcat e Armatosura Turke.

Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë, ka njoftuar FSK-ja.

Njoftimi i plotë i FSK-së:

Ngritje profesionale, edukim për të ardhmen e sigurt

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar trajnimi nga ekipet turke në përdorimin sa më efikas të armës granatahedhës automatik “MK-19”.

Ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.

Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt e ka mbajtur në 8…