Ushtria ukrainase në rajonin Cherkasy pranon 305 dronë
15 shtator 2024
| 09:07
Në rajonin ukrainas Cherkasy, 305 dronë i janë dorëzuar njësive të atjeshme që po ballafaqohen çdo moment me forcat ruse.
Këta dronë janë blerë me paratë e banorëve të atjeshëm, që nuk hezituan të ndërmarrin këtë aksion.
Ihor Taburets, kreu i administratës ushtarake të Cherkasy, ka njoftuar për këtë veprim në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Për të shkatërruar armikun dhe pajiset e tij. Kontributi ynë për rajonin e Cherkasyt. Banorët dhe ne duam t’i dhurojmë 305 dronë brigadës së 118-të të mbrojtjes territoriale”, ka shtuar ai.
Sipas zyrtarëve ushtarakë, këta dronë tashmë kanë sjell rezultatet e para në pikat më të nxehta të vijës së frontit.