Ushtria ukrainase “pushton” katër fshatra brenda territorit të Rusisë
Ushtria ukrainase ka sulmuar gjatë mbrëmjes së djeshme katër fshatra brenda territorit të Rusisë, duke marrë nën kontroll të paktën dy prej tyre.
Në fakt, bëhet fjalë për legjionin e përbërë nga shtetas rusë, që luftojnë krah forcave ukrainase dhe kundërshtojnë regjimin e Vladimir Putin.
Sulmi ka qenë i përqëndruar në 4 vektorë, në drejtim të qytetit Belgorod, që është një prej qyteteve më të mëdha ruse pranë kufirit me Ukrainën.
Sipas raportimeve paraprake, sulmi i ka zënë në befasi ushtarët rusë të cilët kanë qenë të stacionuar në pika të ndryshme. Në të njëjtën kohë me sulmin nga toka, ushtria ukrainase ka sulmuar qytetin me dronë dhe raketa.
“Ne jemi të detyruar të ndërmarrim një sulm ndaj pozicioneve ushtarake që janë të stacionuara në qytetet Belgorod dhe Kursk. Për të shmangur viktimat civile, ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të largohen menjëherë nga qytetet. Autoriteteve lokale u kërkohet të fillojnë evakuimin nga qytetet”, thanë në një deklaratë të përbashkët Trupat vullnetare ruse, Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Batalioni Siberian.
Freedom of Russia Legion fighters have also published footage of the destruction of the Russian Armed Forces control center. pic.twitter.com/hRbT9OPJbT
— NEXTA (@nexta_tv) March 13, 2024