Ushtria ukrainase: Rusët në Krime të përgatiten për not, do të jetë dimër i “nxehtë”
Ushtria ukrainase sapo ka ndarë këtë mesazh ogurzi për pushtuesit rusë në Krime.
Parashikimi i motit thotë se do të jetë shumë nxehtë në Krime, ironizon ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
“Është koha që pushtuesit rus të përgatiten për një not. Duhet shumë forcë për të notuar në Sochi ose Yeysk. BTW Libri i Rekordeve Botërore Guinness mund të përfshijë një rekord të ri për notin më të gjatë në ujë të hapur”, shkruan ministria në Twitter.
Duket se po lë të kuptohet për një operacion të afërt në territor, i cili u aneksua nga Rusia në 2014
Më parë, një zyrtar ukrainas ndau këshilla për civilët se si të përgatiteshin për “de-okupimin dhe armiqësitë e mundshme”.
Ndryshe, rusët tashmë janë parë duke braktisur ishullin e okupuar nga forcat ruse në vitin 2014.
The weather forecast says it is going to be very hot in Crimea.
It’s time for the rus invaders to prepare for a swim. It takes a lot of strength to swim to Sochi or Yeysk.
BTW the Guinness Book of World Records may include a new record for the longest open water swim.— Defense of Ukraine (@DefenceU) September 7, 2022