Ushtria ukrainase vret dy emigrantë grekë në zonën e “kuqe” me Rusinë

14 shkurt 2022 | 12:02

Dy emigrantë grekë në Ukrainë u vranë nga ushtarët e ushtrisë Ukrainase. Sipas Ministrisë së Jashtme në Greqi janë plagosur rëndë edhe dy grekë të tjerë në fshatin Granitna në Ukrainën Lindore në kufi me Rusinë. Autorët e vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase.

“Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy emigrantëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të plagosurve”, është thënë në njoftimin e ministria greke, duke tregua autoret e vrasjes.

“Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë për një arsye të parëndësishme me viktimat dhe të plagosurit. Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë”, ka treguar ministria. /abcneës.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West nuk po dorëzohet ndaj të dashurit të Kim…