Ushtria ukrainase: Zmbrapsëm 15 sulme ruse në Donetsk dhe Luhansk
Ushtria e Ukrainës thotë se ka zmbrapsur 15 sulme ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk gjatë ditës së djeshme.
Raporti i fundit i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton se forcat e Moskës po përgatiten për ofensivë në qytetet Lyman dhe Severodonetsk, shkruan “Aljazeera”.
Luftimet vazhdojnë për vendbanimet Voevodovka dhe Toshkovka në rrethin Severodonetsk të rajonit të Luhansk, si dhe Kamenka në rajonin e Donetsk, shtoi ajo në një postim në Facebook.
Forcat ruse po vazhdojnë të sigurojnë një pjesë të kufirit ukrainas-rus pranë rajoneve ruse të Bryansk dhe Kursk, tha ushtria. Zona të shumta të rajonit Sumy u granatuan, duke përfshirë fshatrat Belopolye, Bolshaya Pisarevka, Krasnopolye dhe Yunakivka.
Në postim thuhej gjithashtu se forcat e Ukrainës shkatërruan një sistem raketash anti-ajrore ruse, nëntë tanke, tre sisteme artilerie, 25 njësi automjetesh të blinduara luftarake, tre njësi të pajisjeve speciale inxhinierike dhe tre automjete të tjera.