Ushtria votohet më 14 dhjetor
03 dhjetor 2018
| 09:08
Kryesia e Kuvendit javën e ardhshme (të hënën) do të vendosë për datën e mbajtjes së seancës plenare për formimin e ushtrisë.
Një burim brenda Kuvendit të Kosovës i ka thënë gazetës “Epoka e re” se seanca për votim në lexim të dytë të pakos së projektligjeve për transformim të FSK-së në ushtri pritet të mbahet më 14 dhjetor.
“Sipas të gjitha gjasave, seanca për votim të dytë të tri projektligjeve për formimin e ushtrisë do të mbahet në javën e dytë të dhjetorit, më 14 dhjetor”, ka thënë ky burim në kushte kushte anonimiteti.