Ushtrimi i KFOR-it tregon gatishmërinë e lartë të njësive ushtarake

14 tetor 2020 | 14:45

Më shumë se 200 ushtarë të KFOR-it me 50 automjete dhe 2 helikopterë kanë marrë pjesë në një testimin që synonte provat e menaxhimit të situatave emergjente dhe procedurat e zbatueshme të komandës dhe kontrollit dhe komunikimit midis njësive ushtarake.

Ushtrimi, i quajtur “Stuhia Perëndimore” është organizuar nga Komanda Rajonale Perëndimore, e udhëhequr nga Italia dhe është zhvilluar në fushën ajrore të Gjakovës.

Ushtrimi në fjalë përbëhej nga simulime reale të kontrollit të turmës dhe trazirave dhe evakuimi i personelit ushtarak. Ky ushtrim është kryer nga ushtarë të Italisë, Polonisë, Hungarise, Austrisë, Moldavisë, Sllovenisë dhe Turqisë.

Njësitë nga Komandat Rajonale të KFOR-it, Batalioni i Rezervës Taktike dhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe është përfshinë në trajnim, i cili ka përfshirë katër faza: mbikëqyrjen ajrore, vendosjen e kordoneve dhe pikave të vëzhgimit, futjen e trupave të helikopterëve dhe evakuimin e personelit në mes të trazirave.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi, ka vëzhguar stërvitjen së bashku me përfaqësuesit e misionit evropian-EULEX dhe Policinë e Kosovës, së bashku me kolonel Eric Riley dhe kolonel Gianluca Figus, të cilët respektivisht kanë udhëhequr komandat eajonale të KFOR-it në Lindje dhe Perëndim.

Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është reagusi i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe është duke kryer rregullisht stërvitje me të gjitha njësitë e saj për të ruajtur një nivel të lartë të gatishmërisë, në mënyrë që të përmbushë misionin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizje për të gjithë qytetarët në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas “SportsMole”, krerët e Barcelonës janë të gatshëm ta ulin…