Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe në veri.
Ai ka thënë se të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi.
Abdixhiku ka theksuar se kërkojnë përgjegjësi politike institucionale nga kryeministri dhe vartësi i tij, pasi sipas tij, ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri.
“Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri. Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar. Kosova nuk e meriton një ditë të tillë. Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga kryeministri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.