“Ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Thaçi e Veseli, sot paqeruajtëse me ushtrinë amerikane”
05 janar 2021
| 23:09
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi të FSK-së, duke thënë se ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli me vajza e me djem të rinj, sot janë në misionin e parë të përbashkët paqësor me ushtrinë amerikane.
“Ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Hashim Thaçi e Kadri Veseli me vajza e djem të rinj, sot në misionin e parë të përbashkët paqësor me ushtrinë amerikane”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.
Sot, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar vendimin e qeverisë së Kosovës që Forca e Sigurisë së Kosovës t’i bashkohet ushtrisë amerikane në misione paqëruajtëse.
Gjithashtu është bërë e ditur se kontigjenti i parë i ushtrisë së Kosovës do të niset drejt Amerikës në mars të këtij viti.