![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/fsk-5.jpg)
Ushtrisë së Kosovës sot i shtohen kadetët e rinj
30 qershor 2023
| 10:01
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023.
Ceremonia është planifikuar të mbahet në orën 10:00 dhe pritet të marrin pjesë drejtues të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Kadetët që do të diplomojnë i takojnë Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.