Ushtritë e karkalecave po përhapen me shpejtësi në disa shtete

26 shkurt 2019 | 11:43

Një shpërthim karkalecash në Sudan dhe Eritrea po përhapet me shpejtësi përgjatë dy anëve të Detit të Kuq, për në Egjipt dhe Arabinë Saudite, ka njoftuar Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara.

Periudhat e shiut përgjatë bregdetit të Detit të Kuq në Eritre dhe Sudan kanë lejuar dy gjenerata mbarështimi që nga muaji tetor, duke çuar në një rritje të konsiderueshme të karkalecave dhe formimin e ushtrive prej miliona anëtarësh që konsumojnë gjithçka që gjejnë përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka vlerësuar se përballja me…