Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës shërohet nga Covid-19
24 gusht 2020
| 22:26
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është shëruar nga Covid-19.
Rudari nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se nga nesër do të kthehet në punë, pasi ndjehet mirë me shëndet.
“Të dashur qytetarë,
Të nderuar familjarë dhe miq, Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19. Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë. Ju falenderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore?? Ruajeni vetën dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Rudari.