Ushtruesi i detyrës së presidentit a mund ta caktojë mandatarin për kryeministër?

19 shkurt 2021 | 14:39

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, mund ta caktojë mandatarin e ri për kryeministër.

Ndonëse ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se kjo nuk mund të ndodhë, ish-ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, më 18 shkurt të vitit 2011 kishte nominuar ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçi për kryeministër të vendit, raporton “Epoka e re”.

Me poshtë gjeni njoftimin e Presidencës të datës 18 shkurt të vitit 2011:

U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi nominoi kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi mandatar për formimin e Qeverisë së re Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mori sot vendim për nominimin e z. Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas vendimit, mandatari i nominuar, z. Hashim Thaçi, në afatin më të shkurtër kohor, ftohet të bëjë konsultimet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për Qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84 pika 14, në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në Vendimin Nr. 231 – 2011, datë 07 shkurt 2011, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010.

Poshtë keni linkun e Qeverisë së atëhershme:

https://kryeministri-ks.net/u-d-se-presidentit-te-republikes-se-kosoves-jakup-krasniqi-ka-nxjerre-vendim-per-nominimin-e-z-hashim-thaci-mandatar-per-formimin-e-qeverise-se-republikes-se-kosoves/?fbclid=IwAR2K6-ZEf71brAAkgwSBkh9A-A77uTXuF5ky0bXNm095urbUcdmbWVx-asQ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.02.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…