“Usta i mashtrimeve”, thotë Kelmendi kur pyetet pse Kurti po mban shumë truproja

20 prill 2022 | 08:02

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, ka reaguar në postimin e zyrtarit të Nismës, Bilall Sherifi, i cili ka kujtuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti sa ishte në opozitë, ku kishte thënë se në qeverisjen e tij prokurori do të jetë më i famshëm se vetë ai.

Sherifi kujtoi kohën kur Kurti kishte thënë se do t’ua heqë mbrojtjet e afërta politikanëve e do t’ua japë prokurorëve.

Kelmendi në komentin e tij tha se Kurti e di pse i duhen aq shumë trupërorja, duke e cilësuar si ‘usta i mashtrimeve e i premtimeve të papërmbajtura’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se është kërcënuar edhe…