Usyk: Fitore e madhe për vendin tim dhe për ushtarët

19 maj 2024 | 08:07

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka thënë se fitoren ndaj Tyson Furyt, ia kushton vendit të tij që është në luftë.

“Kjo është një fitore për vendin tim.Ndihem mirë, shumë njerëz u lutën për mua, ju dua”, u shpreh Usyk.

“Unë jam shumë i lumtur. Populli im do të jetë shumë i lumtur mendoj, është një fitore e madhe, jo vetëm për mua, është një fitore e madhe për vendin tim, për ushtarët që tani mbrojnë vendin tim”.

“Mendoj se babai im tani po më shikon dhe është shumë i lumtur. Babi, të dua. Unë mundem, ti më the se mundem”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur…