Usyk: Fury nuk ka qenë boksieri më i rrezikshëm që jam përballur
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, i cili mban titujt kampionë bote në peshën e rëndë në kategoritë WBA, WBO e WBC, ka folur për kundërshtarin e tij më të rrezikshëm në karrierën e tij.
Ai befasoi duke thënë se rivali më i rrezikshëm ishte Derek Chisora. Usyk shprehu respektin e tij për Fury, por vuri në dukje se Chisora ishte jashtëzakonisht i fortë dhe i futi frikën.
“Unë e respektoj Fury. Ai është një njeri i madh dhe besoj se kjo ishte lufta ime më e vështirë. Por më e rrezikshmja ishte sfida ndaj Chisora”, ka thënë Usyk.
“Derek ishte një djalë shumë i ashpër. Derek bokson si me dorën e djathtë ashtu dhe atë të majtë, dhe, kur u përpoqa ta bllokoja, mendova: ‘O Zot, largohu, kjo është e rrezikshme’”, u shpreh Oleksandr Usyk. Usyk nuk ka konfirmuar ende se kur do të rikthehet pasi fitoi me vendim unanim edhe revanshin ndaj Tyson Fury. Ai deklaroi se ka në plan të vazhdojë karrierën e tij, por nuk dihet as data e as rivali i radhës.