Usyk, Furyt: Ti je vërtet i lezetshëm, miku im

08 tetor 2024 | 11:58

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka replikuar me rivalin e tij britanik Tyson Fury. Ky i fundit komentoi pak ditë më parë për revanshin e dhjetorit, duke thënë se ukrainasi do të ndiente zemërimin e tij në duelin e tyre të ardhshëm.

Usyk mundi “Gypsy King” me vendim shumicë në maj për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë. Revanshi është planifikuar për më 21 dhjetor në Riad të Arabisë Saudite. Ukrainasi në një postim Instagram iu përgjigj Fury. “Ti je vërtet i lezetshëm, miku im”, koment shoqëruar edhe me një foto të britanikut që ka pësuar një grusht nga Usyk gjatë duelit të zhvilluar në maj. “Nga sfida me Tyson Fury mësova shumë për të, shumë gjëra që pashë në luftë nuk i kisha parë në TV apo në zënkat që kishim pasur. Kështu do të përgatitemi edhe më mirë”, u shpreh Usyk.

“Dhe, në dashtë Zoti, do të tregojmë sërish formën tonë më të mirë. Kam një motivim të jashtëzakonshëm. Më thonë shpesh se kam bërë gjithçka, por ne thjesht punojmë çdo ditë. Çdo ditë është një ditë e re”, ka deklaruar Usyk.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U desh pak kohë, por Mercedesi më në fund ka…