Usyk largohet nga Ukraina, nis përgatitjet për meçin ndaj Joshuas
25 mars 2022
| 11:01
Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, është larguar nga vendlindja e tij, Ukraina, për t’u përgatitur për revanshin me Anthony Joshuan, shkruan BBC.
Prilli ishte përmendur si një datë e mundshme për revanshin, por kërkimi i Joshuas për një trajner të ri dhe bisedimet e zgjatura me kampionin e WBC-s, Tyson Fury, e kanë shtyrë këtë meç. Usyk është vetëm një nga disa boksierët ukrainas që kishte dalë në mbrojtje të atdheut.
Kampioni i botës në tri pesha, Vasiliy Lomachenko, 34 vjeç, gjithashtu ka kapur armët, ndërsa vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko, të dy ish-kampionë të botës në peshën e rëndë, janë gjithashtu në Kiev.