Usyk mposhti Joshuan, mbron titullin si kampion bote

21 gusht 2022 | 02:01

Ukrainasi Oleksandr Usyk ka arritur që ta mposhtë anglezin Anthony Joshua pas 12 rundeve duke u ri-shpallur kështu kampion bote në pesha të rënda.

Tri rundet e para i takuan Joshuas, ndërsa Usyk u këndell tek në rundin e pestë ku rezultati ishte pothuajse i barabartë.

Ndërsa, ishte rundi i 10-të ai që Joshua e humbi veten ku për pak sa nuk u nokautua nga Usyk.

Kjo është hera e dytë që të dy boksierët përballen mes tyre.

Pas ndeshjes, Joshua nuk u nga i kënaqur me rezultatin teksa u pa i revoltuar ku u dëgjua t’i thotë Usyk se “nuk je i aftë, si më kë mposhtur?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani I dashur Xhaxhi Odhise Porodini! Ishte knaqësi e…