Usyk: Pas revanshit me Furyn do të largohem

06 qershor 2024 | 12:10

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, ka shokuar fansat duke zbuluar se dëshiron të bëjë një ndryshim të madh në karrierë pas revanshit me Tyson Fury, në fund të këtij viti.

Ai u bë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë, pas fitores me vendim shumice ndaj Furyt. Dhe Usyk ka lënë të kuptohet se sfida e tij e dytë me Furyn mund të jetë e fundit në peshën e rëndë. Ukrainasi po mendon seriozisht të rikthehet në peshën e mëparshme, atë “cruiserweight”, ku gjithashtu ishte kampion i padikutueshëm. Usyk nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij. Duke folur për mediat, ukrainasi ai ka thënë: “Mendoj se, ndoshta pas revanshit, do të zbres në peshën time ‘cruiserweight’. Unë e dua më shumë atë peshë. Mund të jem sërish kampion bote në atë Divizion. Ky është plani im, pasi kur nis përgatitjen për ndonjë duel në peshën e rëndë duhet të ha çdo herë. Për mua është e vështirë”.

Usyk është natyrshëm më i vogël për kategorinë e peshave të rënda dhe duket qartë se e ka të vështirë të shtojë peshë për t’u përballur me burra të përmasave të tilla si Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Fury ishte 18kg më i rëndë se Usyk në duelin që ata zhvilluan në Riad më 18 maj. Një fitore e dytë ndaj Fury do ta linte ukrainasin me dy fitore ndaj dy emrave më të mëdhenj të Divizionit, ndaj dhe motivimi për të vazhduar në peshën e rëndë mund të mos ketë më. Usyk u pyet gjithashtu nëse Tyson Fury ishte lufta e tij më e vështirë dhe më e forta që është goditur.

“Lufta më e ashpër, po. Grushti më i madh, jo. Sepse Derek Chisora ishte një rival shumë i ashpër. Kur mora një grusht prej tij unë thashë, ‘O Zot. Si një shkop bejsbolli”, është shprehur Usyk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka ngushëlluar familjen Ferri me…