
Utah Jazz siguron fitoren në sekondën e fundit
06 dhjetor 2021
| 14:48
Utah Jazz ngjitet në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores në sekondat e fundit ndaj Cleveland me shifrat 109-108. Mitchell me 35 pikë ishte lider në fushë për Jazz.
Jashtë fushe fiton edhe Charlotte, që mposhti 130-127 Atlanta (Bridges 32 pikë e Kelly 28), ndërsa Toronto mundi 102-90 Washington (Siakam 31 pikë). Fitore të merituar korri skuadra e Houston, 118-108 New Orleans, ndeshje ku u dallua (Wood e Gordon nga 23 pikë secili).
Rezultatet: Cleveland-Utah Jazz (108-109), Atlanta-Charlotte (127-130), Toronto-Washington (102-90), Houston-New Orleans (118-108).