Utah mposhti Dallasin
15 nëntor 2024
| 15:06
Të enjten në mbrëmje në program kishte vetëm një përballje në NBA. Në Salt Lake City, Utah Jazz mposhti ngushtësisht Dallas Mawericks 115-113. John Collins, me 28 pikë të realizuara e 9 topa në tabelë, ishte lojtari më i dalluar për vendasit.
Ndërkohë te Mawericks u ndje shumë mungesa e Irving, ndërkohë që 37 pikët, 7 reboundet e 9 asistet e sllovenit Donçiç, rezultuan të pamjaftueshme për Dallas, që në këtë mënyrë pëson humbjen e 4 radhazi këtë sezon.