Berisha – deputetëve të VV-së: Hajni e ka vendin në burg, nuk mbrohen hajnat e arrestuar nga policia duke sulmuar prokurorinë

08 tetor 2024 | 20:02

Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së Infrastrukturës e cilësuan si “filem”.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se deputetet e VV-së me këto sulme “po mundohen edhe ne keto raste te manipulojn me analfabetet e vete, se gjoja dikushe po ja u ben me qellim”.

“Nxitja e urrejtjes ndaj organeve te drejtesis nga deputetet e regjimit aktual duhet te trajtohen nga prukuroria sipas ligjeve ne fuqi, dhe duhet te mirren masa kunder atyre, nese nuk ja vend ne burg per ata, e bejm 15 Dubraven”, shkroi Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Filma” ka pasur edhe gjate qeverive te kaluara, mirpo asnje eksponent apo deputet nga mazhoranca e kohes nuk i ka sulmuar ne menyre perfide organet e ndjekjes se krimit.

Arrestimet e hajnave te regjimit nga policia nuk mbrohen duke sulmuar Prokururin Speciale, sepse ata po bejne punen e vete.

Me sulme te tilla, deputetet e regjimit po mundohen edhe ne keto raste te manipulojn me analfabetet e vete, se gjoja dikushe po ja u ben me qellim!

Nxitja e urrejtjes ndaj organeve te drejtesis nga deputetet e regjimit aktual duhet te trajtohen nga prukuroria sipas ligjeve ne fuqi, dhe duhet te mirren masa kunder atyre, nese nuk ja vend ne burg per ata, e bejm 15 Dubraven.

Hajni e ka vendin ne burg, kushdo qofte.
Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi është regjistruar këtë të martë në Maqedoninë e…