Mehaj: Një efektiv i Njësisë Speciale sa 50 ushtarë të NATO-s, u dëshmuan gjatë sulmit të Banjskës

08 shtator 2024 | 19:51

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar në Facebook për 25 vjetorin e Policisë së Kosovës.

Ndër tjerash, Mehaj, ka kujtuar 24 shtatorin ku një grup terrorist në veri të Kosovës sulmuan Policinë, duke vrarë kështu policin Afrim Bunjaku.

Mehaj ka deklaruar se Policia fitoi respekt nga qarqet ndërkombëtare të sigurisë, duke shtuar se ajo betejë është bërë objekt studimi nëpër organizma të sigurisë.

“Kjo njësi në menyrë kirurgjikale ka arritur që në një kohë rekord te vendosë nën kontrollë situatën e krijuar ku ka ç’montuar komplet grupin me mbi 100 Terroristë që sulmuan dhe cënuan rëndë rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës, ajo betejë e bërë nga po këta djem atë ditë bëri që Kosova te fitoj respekt në qarqet e sigurisë ndërkombëtare, ku e njëjta betejë është bërë objekt studimi nëpër organizmat e sigurisë së aleatëve dhe me gjerë”, ka thënë ndër tjerash Mehaj.

“Në përvojën time si oficer/ushtarak, e sidomos ne botën e forcave dhe operacioneve speciale, nëse kjo lloj situate do të shfaqej ne secilin shtet te Natos, minimumi I personelit që do ishte angazhuar do ishte nje batalion plus, I cili ka në veten e tij 500 deri 1000 trupa ushtarake. Atë dite keta pak djem por me vlera te pa çmim, arritën atë të pamunduren”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga një muaj paraburgim u është caktuar katër të dyshuarve…