Uzuni drejt MLS, detajet e kontratës me Austin FC
22 janar 2025
| 15:28
Përpara nisjes së sezonit të ri të MLS në shkurt, Austin FC do të bëjë disa afrime, përfshirë këtu edhe Myrto Uzunin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi amerikan do t’i paguajë Granadës shifrën prej 12.3 milionë dollarë për shërbimet e lojtarit shqiptar.
Sa i takon detajeve, Uzuni do të ketë një pagë që shkon tek 2.1 milionë euro në sezon, ndërsa kontrata do jetë e vlefshme për tre sezone me një opsion rinovimi për sezonin e katërt. Uzuni largohet kështu nga Granada pas disa sezonesh mjaft pozitive.
Sulmuesi kuqezi u shndërrua në lider të ekipi spanjoll, madje u bë edhe golashënuesi më i mirë në histori.