Uzuni i jep një pikë Granadës (video)

01 tetor 2023 | 16:47

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar.

Gjithsesi kjo nuk e pengoi sulmuesin e kombëtares të bëhej protagonist për të tijtë teksa shënoi golin e barazimit duke i dhuruar një pikë të çmuar Granadës.

Në minutën e 86-të, gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar ndeshjen në 3-3. Ky ishte goli i tretë për Uzunin në këtë sezon të LaLigas duke dhënë sinjale pozitive në prag të ndeshjes së Kombëtares sonë me Çekinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë tani për tani nuk…