Uzuni në formacionin e javës në La Liga 2

24 shtator 2024 | 11:56

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni vazhdon ecurinë pozitive me skuadrën e Granadas.

Në këtë nisje sezoni në La Liga 2, sulmuesi “kuqezi” ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës.

Ai shënoi në barazimin ndaj Elches në javën e pestë të kampionatit si dhe në ndeshjen e javës së gjashtë ndaj Malaga-s, me të dyja takimet që u mbyllën me rezultatin 2-2. Forma e mirë që po kalon ka bërë që Myrto Uzuni të përfshihet në formacionin e javës në La Liga 2.

Falë golit tij kundër Malaga-s, shqiptari është përfshirë në formacionin e javës të përzgjedhur nga “sofascore”, me Uzunin që është vlerësuar me notën 7.6.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, ka nderuar…