Uzuni në histori të Granadas

01 dhjetor 2024 | 08:37

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shënoi një gol në sfidën mes Almerias dhe Granadas, e vlefshme për raundin e 17-të në LaLiga 2.

Me këtë gol, sulmuesi shqiptar barazoi rekordin e Youssef El Arabi, si golashënuesi më i mirë në historinë e Granadas, shkruan indeksonline. Sulmuesi kuqezi dhe ai maroken kanë nga 44 gola të shënuar me skuadrën spanjolle.

Uzuni i duhet vetëm edhe një gol për ta kaluar futbollistin që tashmë luan te Apoel Nicosia.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Myrto Uzuni ka shënuar 9 gola dhe ka bërë një asist në 14 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë,…