Uzuni prezantohet te Ferencvarosi
17 korrik 2020
| 15:18
Myrto Uzuni është prezantuar te ekipi i tij i ri Ferencvaros. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka firmosur një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitoj 300 mijë euro në sezon.
Ish-sulmuesi i Laçit do të qëndroj tek Lokomotiva e Zagrebit deri në fund të këtij sezoni për të nisur më pas një aventure të re me kampionët hungarez. Lokomotiva përfitoi nga shitja e Uzunit 1.8 milion euro ndërsa 360 mijë euro ka përfituar Laçi, skuadër që kishte në pronësi 20% të kartonit.