Uzuni: Transferimi në Granada, një ëndërr e bërë realitet
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, pas suksesit në Hungari me Ferencvaros, bëri hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar skuadrës spanjolle Granada. Debutimi i shqiptarit me këtë skuadër erdhi në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit, ku reprezentuesi shqiptar bëri një ndeshje shumë të mirë.
“Dua t’i falënderoj ata që gjenden këtu sot. Dua ta falënderoj trajnerin që besoi tek unë dhe më solli këtu. Jam gati të nis këtë aventurë të re. Sa për Granadën, historia flet vetë”, ka thënë Uzuni.
“La Liga është një ndër kampionatet më të forta në botë. E njihja që nga sezoni i kaluar kur ky klub u ndesh me skuadrën e Teutës në Ligën e Evropës. Gjithashtu, këtu ka luajtur edhe miku im Rey Manaj kështu që di shumë për këtë klub”, ka shtuar ai.
26-vjeçari ka thënë se për të është një ëndërr e bërë realitet që është transferuar në La Liga, derisa ka premtuar se do të shënojë shumë gola.
“Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet. Ishte një ndeshje e vështirë ajo që luajtëm në ‘Santiago Bernabeu’. Ne kemi lojtarë të mirë. Unë mendoj se duke luajtur së bashku si një grup atëherë edhe rezultatet do të vijnë. Unë dua të shënoj gola, por në atë moment nuk kisha shumë mundësi, por besoj se në ndeshjet e tjera do t’ia dal”, ka deklaruar Uzuni.