![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/IMG_20220131_231825.jpg)
Uzuni zyrtarizohet në La Liga
01 shkurt 2022
| 09:25
Myrto Uzuni është transferuar në LaLiga nga kampionët e Hungarisë, Ferencvaros. Sulmuesi i Shqipërisë është shitur për 3.5 milion euro.
Ai ka firmosur me Granada për 3.5 vite dhe të provojë eksperiencën e tretë jashtë vendit, pasi ka luajtur në Kroaci me Lokomotiv Zagreb.
Këta të fundit e kishin shitur më parë për 1.8 milion euro te Ferencvaros. Pas Muriqit që kaloi te Mallorca, në LaLiga është shtuar edhe një tjetër shqiptar si Uzuni.