Vajushi infektohet me koronavirus
12 korrik 2020
| 15:38
Ish-futbollisti i Shqipërisë aktualisht është pjesë e Petrolul Ploeshtit në Rumani.
Media vendase “Pro Sport” raporton se futbollisti shkodran së bashku me 6 pjesëtarë të tjerë të klubit rumun (5 futbollistë dhe një pjesëtar i stafit teknik) janë infektuar me COVID-19 dhe për rrjedhojë nuk janë lejuar të marrin pjesë në sfidën e djeshme kundër Rapidit të Bukureshtit.
Vujushi më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë ku në gjashtë ndeshje të zhvilluara e ka shënuar edhe një gol. 28-vjeçari më parë ka bërë karrierë edhe në Itali e Shqipëri.