Vajushi prezantohet te Teuta
04 shkurt 2019
| 17:16
Teuta prezanton blerjen e bujshme të afatit kalimtar të dimrit. Tashmë, nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi do të jetë edhe një “xhevahir” i sprovuar brenda dhe jashtë vendit.
Fjala është për Armando Vajushin, sulmuesin shkodran, që ka qenë pjesë edhe e kombëtares kuqezi. Shkodrani ka hedhur firmën mbi kontratë, duke u zyrtarizuar te “djemtë e detit” deri në fund të këtij sezoni. “Armando Vajushi ka firmosur sot paradite kontratën, që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës.
Ai është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçari në sezonin e fundit ka qenë pjesë e F.C. Pro Vercellit!”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Durrësi.