Vajushi transferohet në Rumani
08 janar 2020
| 20:16
Armando Vajushi ka gjetur më në fund një ekip të ri, pas shumë muajsh pushim.
Dëshira e këtij futbollisti ka qenë për t’iu bashkuar Avelinos, por këta të fundit nuk e kanë marrë në ekip. Futbollisti shkodran është marrë nga ana e Petrolul Ploiesti, që merr pjesë në ligën e dytë të kampionatit në Rumani.
Njoftimi ka ardhur nga vetë drejtuesit e klubit se kanë marrë edhe Armando Vajushin si përforcim për merkaton e dimrit.