Vajza 11-vjeçare lind fëmijë
28 qershor 2021
| 14:03
Një vajzë 11-vjeçare ka lindur një foshnje dhe tani besohet të jetë nëna më e re në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediet e huaja.
Vajza, kishte mbetur shtatzënë në moshën 10-vjeçare, raporton “The Sun”.
Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë.
“The Sun” ka informuar se familja e vajzës nuk ia kishte idenë se e bija 10-vjeçare ishte shtatzënë.
Shërbimet sociale tani po hetojnë rastin për të parë nëse familja nuk ishte me të vërtetë në dijeni të shtatzënisë.
Një i afërm ka thënë se familja është tronditur dhe se ndodhet në gjendje shoku.
Deri tani, sipas “The Sun”, nëna më e re britanike ishte Tressa Middleton, e cila kishte lindur në vitin 2006 në moshën 12-vjeçare.