Vajza 9-vjeçare e Beyonce “rrëmben” çmimin e saj ‘Grammy’
15 mars 2021
| 11:16
Mbrëmjen e djeshme janë mbajtur çmimet “Grammy” dhe vajza 9-vjeçare e Beyonce ka “rrëmbyer” çmimin e saj.
Beyonce dhe ajo kanë fituar një çmim “Grammy” për videon “Brown Skin Girl”.
Kjo video përcjell një mesazh për vajzat me ngjyrë dhe është bërë pjesë e albumit të Beyonces me titull “The Lion King: The Gift”
Së fundmi, në një intervistë për “ABC”, diva e muzikës tregoi dashurinë dhe pasionin që kërkon të përcjellë videoja “Brown Skin Girl”.
“Emocionohem kur dëgjoj baballarë që i këndojnë vajzave të tyre ‘Broën Skin Girl’. E lumtur që vajza ime ndihet me vetëbesim për flokët e saj të stilit afrikan dhe krenare për lëkurën e saj me ngjyrë. Kjo është arsyeja pse bëj muzikë”, tha Beyonce.