
Vajza e Bedri Hamzës: Kurrë nuk e kam parë babin të ofendojë, ka folur gjithmonë me mirësjellje e edukatë
10 shkurt 2025
| 14:31
Vajza e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamzës, Djellza ka reaguar me një postim në “Facebook”, duke u shprehur krenare për babain e saj.
Një ditë pas zgjedhjeve, ajo ka thënë se nuk e ka parë kurrë babain e saj “të ofendojë të shkatërrojë institucione apo ta ngrejë zërin në debate e tubime”.
“Unë, si vajza e Bedri Hamzës, nuk mund të jem më krenare. Kurrë nuk e kam parë babin të ofendojë, të shkatërrojë institucione apo ta ngrejë zërin në debate e tubime. Babi ka zgjedhur gjithmonë të flasë me mirësjellje, edukatë dhe profesionalizëm, duke sjellë rezultate konkrete dhe duke dëshmuar se integriteti dhe puna e palodhur janë vlerat e vërteta të një lideri. Ky është modeli që dua të ndjek”, ka shkruar ajo.