Vajza e Calit, Buna, para se ta takojë babanë e saj në Hagë lexon poezitë e heroit Bahri Fazliut
Si fëmi i kam lexu poezitë e xhaxhit Bahri gjatë pushimeve. E sot si studente po i rilexoj poezitë e tij gjatë pauzave për me e taku e me përqafu babin në vizitën e pasditës në Hagë.
E qysh me i tregu xhaxhit Bahri, hero i kombit, se bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i tij po gjykohet padrejtësisht për luftën e pastër që e bënë krah për krah? E qysh me i tregu xhaxhit Bahri që shoku i tij i ngushtë po vuan dënim në burgjet e Hagës. Sa e rëndë do ishte që heronjtë tanë, Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Ilir Konushevci, Isa Kastrati e Sokol Sopi ta kuptonin se bashkëluftëtarin e tyre po e përulin e historinë tonë të pastër, të drejtë, e të larë me gjakun e të rinjve tanë po e shtrembërojnë aq shumë saqë nuk po mundemi të njohim as vetveten.