Vajza e Cimës: Ma këpute shpirtin o babë
26 mars 2021
| 14:15
Të premten ka ndërruar jetë humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima. Vdekjen e Cimës e ka përjetuar rëndë vajza e tij, Adelina Thaçi.
Ajo i ka dedikuar disa fjalë emocionuese babait të saj në rrjetin social “Instagram”, duke treguar se është shumë e pikëlluar për humbjen e Cimës.
“Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime”, ka shkruar Adelina, e cila është këngëtare e njohur.