Vajza e deputetës së AAK-së dhe një grup vullnetarësh në QKUK dalin pozitivë me Covid-19
16 korrik 2020
| 13:33
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka njoftuar se vajza e saj bashkë me disa kolegë që kishin punuar si vullnetarë në Repartin e Emergjencës janë konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka bërë me dije se vajza e saj dhe vullnetarët tjerë kishin që katër muaj që po ndihmonin në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur qytetarë,
Pas katër muaj përkushtimi e angazhimi vullnetar në vijen e parë kundër Pandemisë, si vullnetare ne Repartin e Emergjences, vjaza jonë Atlantida bashkë me disa kolegë shendetësor kanë rezultuar pozitiv pas testit të fundit me COVID 19-të.
Unë, Tidës dhe shokëve e shoqeve të saj infermierë iu dëshiroj nga zemra që sa më lehtë ta përballojnë edhe këtë sfidë, në mënyrë që t’iu kthehen vendeve të tyre në betejën tashmë të njohur COVID-19 – të.
Shërim të shpejtë!