
Vajza e dhunuar në Ferizaj është e mitur
26 mars 2025
| 11:54
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se personi i ndaluar për dhunimin e një vajze në Ferizaj, në janar të këtij viti, është me inicialet E.H.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se viktima është e moshës së mitur, 14-16 vjeç.
“Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar.