Vajza e fshehtë e Vladimir Putinit shfaqet për herë të parë në televizionin rus
Vajza e fshehtë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit është shfaqur në televizion, në një intervistë të rrallë.
Maria Vorontsova njihet pak, pasi babai i saj Putini ka bërë të pamundurën për ta mbajtur të fshehur të bijën.
Por tani është zbuluar se Maria është bërë aksionare e një firme medicinale prej 500 milionë dollarësh, në Shën Petërburg. Maria thotë se, kompania e saj gjigante ‘Nomeko’, do t’i kushtohet luftës kundër kancerit.
‘Rusia 1’ intervistoi Marian në fillim të muajit, por pamjet u shfaqen vetëm në internet. Në këtë intervistë, Maria foli për mënyrën si donte të gjente trajtimin për kancerin, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.
Putini kurrë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se Maria është vajza e tij. Fotoja e fundit e familjes së tij u shkrep në 2002-shin, por dy vajzat e tij u bënë të njohura nga kamerat.
Besohet se Maria dhe e motra Katerina janë nga martesa e tij e parë me ish-mjeken Lyudmila Shkrebneva, me të cilën Putini u divorcua në vitin 2013./dritare.net