Vajza e heroit Hamëz Jashari me urim prekës për ditëlindjen e babait    

19 shkurt 2021 | 11:45

Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, ia ka uruar ditëlindjen babait të saj.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar një urim prekës për babanë, duke kujtuar shtëpinë ku ka renë heroi Hamëz Jashari.

Postimi i plotë i Besarta Jasharit:

Babushi, këtu e dikur!

I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje “për mëmëdheun” dhe mbroje pragun e nderin.

Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…

Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjës tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen.

Vajza jote krenare, Besarta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka…