Vajza e heroit të Kosovës i bashkohet AAK-së

14 korrik 2021 | 10:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nga tani pjesë e këtij subjekti politik është edhe vajza e heroit të Kosovës, Vesel Demaku, Valbona Demaku.

“Vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu bashkua edhe Valbona Berisha nga Drenasi, e bija e heroit të Kosovës dhe mësuesit të popullit, Vesel Demaku. Valbona ka studiuar për shkencat sociale dhe do të jetë pjesë e ekipit të Aleancës në Drenas. Valbonës dhe shumë të tjerëve që po i bashkohen familjes sonë të madhe, iu uroj mirëseardhje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rui Patricio është zyrtarisht lojtar i Romës. Portugezi mbërriti në…