Vajza e ish-kryeministrit në mesin e emrave të shkarkuar nga ministrja Gërvalla
16 mars 2022
| 14:50
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka marrë vendim për shkarkimin e 11 punonjësve të MPJD-së me arsyetimin e “anulimit të të vendimeve të jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.
Në mesin e të shkarkuarve është edhe Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.
Ajo kishte mbajtur pozitën e këshilltares së ambasadës së Kosovës në Berlin.
Shota Bukoshi është edhe drejtoreshë e filmit.
MPJD-ja ka thënë se personat e liruar të mërkurën nga detyra ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, duke shtuar se ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.