Vajza e ish-presidentit ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat “topless”

05 shtator 2021 | 14:19

Ajo numëron 140 mijë ndjekës në profilin e “Instagram”-it, ku poston foto shumë provokuese. Bëhet fjalë për modelen e njohur, Beniada Nishani, e cila e ka nisur muajin shtator me disa poza mjaft “hot”.

Mbesa e ish-presidentit, Bujar Nishani, ka hequr bikinit dhe ka vendosur që të dalë “topless”. Kjo nuk është hera e parë që modelja ndan me ndjekësit poza të tilla. Nëse shkoni dhe i hidhni një sy rrjeteve të saj sociale, do të kuptoni se Beniada njihet për fotot e saj “topless” apo edhe nudo.

Ndërkohë gati nëntë muaj pas ndarjes nga i dashuri i saj italian, bukuroshja nga Durrësi vijon karrierën e saj të suksesshme në Itali në fushën e modelingut si dhe në botën e ekranit si “showgirl”.

Me linjat e saj origjinale, së fundi ajo pushtoi faqet e mediave më të mëdha në Itali, pas kishte arritur të gjente rezultatin e saktë të ndeshjes Inter-Juventus, duke parashikuar triumfin 2-1 të bardhezinjve në Milano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Panxhshiri është provinca e fundit afgane në verilindje të Kabulit…